Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka telefonuar Presidentin Afgan Ashraf Ghani, ndërsa situata e sigurisë vazhdon të përkeqësohet në vend.
Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, të dy diskutuan urgjencën e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike dhe politike për të zvogëluar dhunën në Afganistan.
Blinken theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një marrëdhënie të fortë diplomatike dhe të sigurisë me Qeverinë e Afganistanit dhe mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Afganistanit.
Militantët talibanë, që kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Afganistanit, të dielën kanë filluar të hyjnë në periferi të Kabulit, thanë zyrtarët. Ndërkaq, Washington Post ka raportuar se talibanët kanë hyrë në qytet, duke rritur frikën se Qeveria afgane do të bie.
Një zyrtr i lartë afgan tha për Reuters se talibanët po "hynin nga të gjitha anët", por nuk dha më shumë detaje.