Talibanët urdhëruan forcat e tyre të hyjnë në Kabul për të parandaluar plaçkitjen, raporton Reuters.
Një zëdhënës i talibanëve tha se policia dhe ushtria ishin larguar nga Kabuli, duke kërcënuar sigurinë në kryeqytetin afgan.
Reuters raporton se të shtëna dëgjohen nga pjesë të caktuara të qytetit.
Më herët, disa media raportuan se talibanët njoftuan se nuk do të hynin drejtpërdrejt në qytet dhe se prisnin një transferim paqësor të pushtetit.