Ashraf Ghani, presidenti afgan që sot u largua nga vendi dhe u nis drejt Taxhikistanit, është deklaruar sot përmes rrjeteve sociale dhe ueb-faqes ashrafghani.af – duke i dhënë fund shumë thashethemeve dhe manipulimeve lidhur me largimin e tij.
Në një mesazh në formë të shkruar ka shpjeguar se pse shkoi në ekzil – duke pranuar se këtë e bëri për të ndalur gjakderdhjen, dhe theksoi se tani talibanët janë përgjegjës për sigurinë e afganëve.
Ndër tjera në postimin e tij Ashraf Ghani ka theksuar:
#BREAKING: Official Statement of the former president of #Afghanistan, Ashraf Ghani regarding his decision for defection to #Tajikistan. pic.twitter.com/fg3wgb8SiA
— Babak Taghvaee - Μπάπακ Τακβαίε - بابک تقوایی (@BabakTaghvaee) August 15, 2021
“Të dashur bashkëkombës! Sot kam marrë një vendim të vështirë për të shmangur përplasjen dhe ballafaqimin me talibanët që kanë dashur të futën në pallatin presidencial. Është dashur të zgjedh – ose të braktisi vendin për të cilin jam sakrifikuar 20 viteve të fundit, ose të qëndroja dhe shumë bashkombasë do ta pësonin me jetë dhe do të shkatërrohej qytetit i Kabulit si rezultat do të ishte një katastrofë e madhe në një qytet prej gjashtë milionë banorëve. Talibanët kanë planifikuar të më largojnë dhe sulmojnë tërë Kabulin. Për të shmangur gjakderdhjen – vendosa të largohem”.