Trupat amerikane janë ende "duke punuar për të rivendosur sigurinë" pas shkeljeve në anën civile të aeroportit të Kabulit, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Aktualisht janë 2,500 trupa amerikane në aeroport, me 500 shtesë që mbërrijnë në orët e ardhshme, tha Kirby, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
"Ne parashikojmë që në orët e ardhshme do të jemi në gjendje të rivendosim operacionet ajrore në aeroport," tha Kirby. Deri tani, të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Kabulit janë ndalur.
Qëllimi është evakuimi i mijëra njerëzve në ditë, tha Kirby, sapo të rifillojnë fluturimet.