E tërë bota është duke folur se si gazetarja e CNN-it, Clarissa Ward pas ardhjes së talebanëve në Kabul – ka hequr stolitë dhe ka mbuluar kokën.
Kjo bëri që të deklarohet vetë gazetarja, e cila zbuloi se në fakt ajo gjithmonë kishte mbajtur mbulesë në kokë sa herë ka dalur rrugëve të Kabulit.
Ward është një prej grave të rralla në mesin e gazetareve që ka mbetur në Afganistan për të raportuar nga rrugët e Kabulit, qytet ky i cili nga e diela është nën kontrollin e plotë të talebanëve.
Ajo madje në një moment është fotografuar pranë një talibani, e tani është deklaruar lidhur me raportimin e saj nga rrugët e Kabulit ku është parë me mbulesë në kokë.
“Fotografitë që po shpërndahen nga një përdorues te tjetri, nuk është aspak i vërtetë. Në fotografinë e sipërme raportoj nga një pronë private. Në atë të poshtë, nga rrugët e Kabulit që janë pushtuar nga talebanët. Gjithmonë kam bartur mbulesë rrugëve të Kabulit, pavarësisht që tërë flokët nuk arrija t’i fsheh. Ekziston një dallim, por jo edhe aq i madh”, ka shkruar gazetarja amerikane në profilin e saj.
Madje është postuar edhe një fotografi gjatë intervistimit të Gul Ahma Kamin, anëtarë i parlamentit në Kandahar të Afganistanit – ku shihet nëse ajo ka mbuluar kokën me shami.