Pas gjashtë muajsh pa asnjë rast të sëmundjes me COVID-19, Zelanda e Re ka raportuar për shtatë të infektuar si pasojë e një rasti të identifikuar ditë më parë. Kryeministrja Jacinda Ardern ka thënë të mërkurën se numri pritet që të rritet, veçanërisht pasi që disa nga të infektuarit kishin shkuar në një kishë, në shkollë, kazino dhe spital.
Ardern ka bërë të ditur se maskat do të jenë të detyrueshme në supermarkete, në pika karburantesh dhe barnatore në kohën e izolimit të rreptë të vendit.
Rritja e numrit të të infektuarve është raportuar vetëm një ditë pasi që Qeveria ka vendosur për izolimin e vendit për të paktën tri ditë në disa zona dhe shtatë në Auckland dhe Coromandeli, pasi një person ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Vendi ka njoftuar se infektimi ka ndodhur me variantin Delta të koronavirusit.