Turqia është ende e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taliban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Recep Tayip Erdogan.
Turqia kishte ofruar të kontrollonte dhe drejtonte aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan, shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Por marrja e shpejtë e talibanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin.
"Me talibanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një fotografi e re u shfaq para nesh", tha ai.
"Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja."
Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talibanë.
"Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata [udhëheqësit talibanë] kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë," tha Erdogan.