Krerët e OKB -së dhe grupeve të ndihmës ndërkombëtare kanë apeluar për më shumë financime humanitare për Afganistanin.
Apeli u bë përmes një deklarate të përbashkët, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Ata gjithashtu u zotuan të qëndrojnë, duke paralajmëruar se janë 800 milionë dollarë më pak se sa nevojiten.
Britania e Madhe tha të mërkurën se do të dyfishojë ndihmën e saj për Afganistanin në 286 milionë paund këtë vit./BS