Aeroplani ushtarak amerikan kishte 823 persona dhe jo 640

Bota

Aeroplani ushtarak amerikan kishte 823 persona dhe jo 640

Nga: G.B Më: 20 gusht 2021 Në ora: 16:04
Avioni

Në fillim të kësaj jave u raportua se kishte 640 evakuuar në bordin e një avioni ushtarak amerikan që udhëtoi nga Kabuli në Katar të dielën, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Por, sot, Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të ushtrisë amerikane ka rishikuar këtë numër dhe ka njoftuar se kanë qenë në aeroplan 823 qytetarë afganë.

Numërimi fillestar nuk përfshinte 183 fëmijët në bord.

Pamjet e këtij avioni të mbushur me afganë u bënë virale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat