Mijëra afganë në pritje të largimit

Bota

Mijëra afganë në pritje të largimit

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Aeroporti i Kabulit është kthyer në një vijë ndarëse mes ëndrrës për t’ia mbathur nga Afganistani dhe qëndrimit nën sundimin taleban.

Mijëra njerëz kanë ikur, ndërsa mijëra të tjerë po presin, fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Ndërsa fluturimet kanë nisur, talebanët kanë kontrolluar dokumentet e afganëve apo qytetarëve të tjerë që mbërrijnë, të cilët bëhen gati për t'u larguar, raporton TCh.

Është shumë e vështirë për t’u larguar nga Afganistani dhe këtë e tregojnë disa prej afganëve të cilët presin plot shprësë për një dritë në fund të tunelit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat