Tërmet me magnitudë 4.2 në Detin Egje

Bota

Tërmet me magnitudë 4.2 në Detin Egje

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi Detin Egje të shtunën dhe epiqendra u regjistrua në ujërat e rrethit Datca, i cili i përket qytetit perëndimor turk të Mugla.

Sipas mediave të huaja, tërmeti u regjistrua në 16.21 sipas kohës lokale në një thellësi prej 5.25 kilometra, tha Zyra Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Gjithashtu thuhet se epiqendra e tërmetit është pak më shumë se 35 kilometra larg bregut të rrethit Datca.

Kujtojmë se Turqia po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas zjarreve dhe përmbytjeve pati dëme të mëdha dhe humbje të pariparueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat