Një mjeke australiane ka dhënë një përshkrim tronditës se si pacientët e saj me COVID-19 po vuajnë nga varianti Delta, ndërsa numri i rasteve të reja rritet çdo ditë në vend.
Të mërkurën, Ausralia regjistroi 919 raste të reja, shifra më e lartë ditore e Australisë që nga fillimi i pandemisë.
Mjekja infektive, Lucy Morgan, e cila ka punuar në vijën e parë në spitalet Nepean dhe Concord në Sidnej, përshkroi se si të rinjtë zhvillojnë dhimbje koke "të ngjashme me migrenën" dhe një kollë aq të keqe sa nuk mund të ecin, apo të flasin.
Ajo tha se ajo kishte raste "prekëse" kur të dy prindërit ishin të infektuar dhe nuk kishin persona të tjerë për t'u kujdesur në mënyrë të sigurt për fëmijët e tyre të vegjël, të cilët më pas transferohen në spitale të tjera për t'u kujdesur.
Autorja është një Profesore e Asociuar në Universitetin e Sidnejt.