​Lopët hyjnë në shtëpinë e gruas dhe shkatërrojnë gjithçka

Bota

​Lopët hyjnë në shtëpinë e gruas dhe shkatërrojnë gjithçka

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tasmania të Australisë, ku dy lopë janë futur në një shtëpi duke shkatërruar gjithçka.

Ato kanë hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, e cila ishte harruar hapur dhe kanë bërë dëme të mëdha duke i kushtuar të paktën 15 mijë dollarë australianë të zotëve të shtëpisë.

Chelsea Hingston tregon se kishte dërguar vajzat e saj në parkun e lojërave dhe kur ishte kthyer, ishte përballur me pamjen kaotike.

“Kudo kishte mobilie të shkatërruara, enë të thyera, televizori ishte përmbysur dhe lopët kishin lënë bajga kudo.”

Pavarësisht situatës së vështirë, duket se familja ka gjetur edhe anën humoristike në këtë histori duke e konsideruar si një ngjarje të pazakontë dhe shumë qesharake./A2

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat