Britania ka udhëzuar linjat ajrore që të shmangin fluturimin e avionëve të tyre nën 25,000 metra mbi hapësirën ajrore afgane pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste pranë aeroportit të Kabulit.
”Pas skenave tronditëse në Afganistan sot, unë lëshova një NOTAM (direktivë ajrore) duke këshilluar linjat ajrore që të shmangin fluturimin nën 25,000 metra mbi hapësirën ajrore afgane ,” tha Sekretari Britanik i Transportit Grand Saps.
”Ne do të vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll, ” shtoi ai.
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se dy sulme që kanë ndodhur të enjten jashtë aeroportit të Kabulit, besohet të jenë kryer nga grupi “Shteti Islamik”.