Gjenerali McKenzie thotë se SHBA po koordinon me talebanët dhe "po bënte gjithçka që mundemi për t'u përgatitur për këto sulme", shkruan BBC, transmeton 'Bota sot'.
Ai ia atribuoi sulmin grupit të Shtetit Islamik.
"Kërcënimi nga ISIS është plotësisht real, ne presim që ato sulme të vazhdojnë," tha ai.
Ai shtoi se SHBA "do të ndjekë" ata që janë përgjegjës.
Pentagoni: Evakuimet do të vazhdojnë
"Ne do të vazhdojmë të ekzekutojmë misionin pavarësisht këtij sulmi," thotë gjenerali Kenneth McKenzie i Komandës Qendrore të SHBA.
Ai shtoi se rreth 1.000 shtetas amerikanë ende besohet se janë në Afganistan.