Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të “kapë” autorët e një sulmi që vrau të paktën 12 trupa amerikane pranë aeroportit të Kabulit, duke konfirmuar se një operacion i madh evakuimi civil do të vazhdojë deri më 31 gusht kur forcat amerikane të tërhiqen nga Afganistani.
CNN raportoi këtë mëngjes, duke cituar Ministrinë Afgane të Shëndetësisë, se të paktën 90 persona u vranë dhe 150 u plagosën.
Por, çfarë dihet deri më tani për sulmet e fundit në kryeqytetin afgan, Kabul.
د کابل هوایي ډګر دوو چاودنو کې د وژل شویو شمېر له ۶۰ تنو اوښتیhttps://t.co/2NsUjHbu0w pic.twitter.com/4ZYyznBAOo
— TOLOnews (@TOLOnews) August 27, 2021
Ministri i Forcave të Armatosura britanike gjatë mëngjesit së ditës së djeshme kishte paralajmëruar një sulm shumë të madh vdekjeprurës, e cila ndodhi në mesditë, sipas kohës sonë lokale.
Para shpërthimeve, dikush qëlloi ndërsa një aeroplan i ushtrisë italiane u ngrit, duke evakuuar afro 100 civilë afganë nga Kabuli.
Si pasojë e sulmit të paktën 90 afganë u vranë dhe së paku 150 persona janë shtruar në spitale, ku po marrin tretmanin e nevojshëm.
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se dymbëdhjetë marinsa amerikanë u vranë dhe 18 u plagosën.
Përgjegjësinë për dy sulmet e shkaktuara e ka marrë një degë e Shtetit Islamik i quajtur Shteti Islamik Khorasan, ISIS-K.
Video: Casualties from bombing attacks at the Kabul airport have been transferred to Emergency Hospital. Reuters quoted a Taliban official saying at least 13 people have been killed. The US Pentagon is reporting at least 2 blasts, one near Abbey Gate & the other near Baron Hotel. pic.twitter.com/vgs7pudEcA
— TOLOnews (@TOLOnews) August 26, 2021
Megjithëse ishte raportuar se kanë humbur jetën edhe 28 talebanë, zëdhënësi i saj ka mohuar një gjë të tillë. Një zëdhënës i talebanëve tha se ata kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.
Komandantët ushtarakë amerikanë kanë frikë nga sulmet e reja. Ata thonë se sulmet me raketa janë të mundshme, por edhe me automjete plot eksploziv.
Ndryshe, disa shtete tashmë kanë përfunduar misionin e evakuimit të personalit dhe afganëve nga Kabuli duke përfshirë Spanjën dhe Gjermaninë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të vazhdojnë evakuimin pavarësisht masakrës së ditës së djeshme.