Përjetimi i veçantë i vogëlushes afgane që u evakuua në Belgjikë

Bota

Përjetimi i veçantë i vogëlushes afgane që u evakuua në Belgjikë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:57
Një vajzë ecën duke kërcyer pasi ka mbërritur në aeroportin ushtarak të Meslbroek në Belgjikë

Mijëra afganë janë evakuuar drejt një jete të re larg Afganistanit të kontrolluar nga talibanët.

Teksa shumë shtete evropiane janë duke evakuuar njerëz ka mijëra të tjerë që po duan me çdo kusht të largohen nga Afganistani pasi ra në duar të talibanëve.

Ish-kryeministri belg, Guy Verhofstadt, ka shpërndarë një fotografi që tregon përjetimin e veçantë të një vajze afgane teksa u evakuua bashkë me familjen e saj në Belgjikë.

“Kjo është ajo që ndodh kur mbroni refugjatët. Mirësevini në Belgjikë, vajzë e vogël!”, ka shkruar Verhofstadt krahas fotografisë që shpërndau në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat