Një ish - përkthyes afgan, i cili punoi për Ushtrinë Britanike, e ka përshkruar hipjen në një aeroplan ushtarak britanik nga Afganistani si "momenti më i lumtur i jetës sime", shkruan BBC, përcjell Bota sot.
Burhan dhe familja e tij i ishin lutur qeverisë britanike për ndihmë për të shpëtuar javën e kaluar.
Tani ai bashkë me familjen e tij gjendet në Britani dhe po qëndron në një hotel në karantinë.
Duke folur për BBC nga karantina, ai tha se ishte "shumë mirënjohës për jetën e tij të re", por i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar të bëjë më shumë për të evakuuar përkthyesit e tjerë të lënë pas "ata janë në rrezik".