Uzbekistani mbyll kufirin me Afganistanin

Bota

Uzbekistani mbyll kufirin me Afganistanin

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Uzbekistanit njoftoi sot se vendi ka mbyllur kufirin me Afganistanin dhe se aktualisht nuk ka trafik në pikën kufitare Termez.

Autoritetet kanë theksuar se vendimi është marrë për arsye sigurie.

“Për arsye sigurie, kufiri Uzbekistan-Afganistan tani është mbyllur plotësisht dhe nuk ka trafik në pikën kufitare Termez, por nuk ka plane për të rihapur kufirin,” tha Ministria e Jashtme Uzbekistane në një deklaratë.

Ata paralajmëruan se çdo përpjekje për të kaluar kufirin, pavarësisht nga arsyeja, do të ndalet në përputhje me legjislacionin e Uzbekistanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat