​KS i OKB-së: Talibanët të lejojnë të gjithë personat që dëshirojnë të largohen

Bota

​KS i OKB-së: Talibanët të lejojnë të gjithë personat që dëshirojnë të largohen

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 23:13
Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë sonte duke u bërë thirrje talibanëve të sigurojnë largimin e sigurt të atyre që duan të largohen nga Afganistani, por propozimi i Francës për krijimin e një zone mbrojtëse në Kabul nuk u miratua.

Gjithsej 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB -së votuan për tekstin e rezolutës së hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe. Kina dhe Rusia abstenuan.

Rezoluta thotë se talibanët "pritet" të respektojnë të gjitha "detyrimet" e tyre, veçanërisht në lidhje me "largimin e sigurt" të afganëve dhe të huajve nga vendi, pas tërheqjes përfundimtare të forcave amerikane.

Teksti nuk përmend propozimin për të formuar një zonë mbrojtëse në Kabul, e cila u diskutua nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai kohët e fundit tha se një zonë e tillë do të mundësonte vazhdimin e operacioneve humanitare në Afganistan.

Një diplomat pa emër në OKB tha se rezoluta "nuk është funksionale, por i referohet parimeve, mesazheve kryesore politike dhe paralajmërimeve".

Rezoluta këmbëngul në rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e grave, fëmijëve dhe pakicave, dhe inkurajon "krijimin e një zgjidhjeje përfshirëse politike me pjesëmarrjen e grave".

Teksti gjithashtu bën thirrje që "territori afgan të mos përdoret për kërcënime ose sulme ndaj vendeve të tjera, as për një strehë për terroristët".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat