56 vjeçari kapet me 20 mijë cigare në aeroport, thotë se i ka për veten dhe gruan

Bota

56 vjeçari kapet me 20 mijë cigare në aeroport, thotë se i ka për veten dhe gruan

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 09:13
Peter Bojkun

Një burrë i cili u kap me 20 mijë cigare në dy valixhe në aeroportin e Luton, tha se të gjitha ishin për të dhe gruan e tij.

Peter Bojkun, 56 vjeçar, tha se të dy tymosin pesë pako në ditë, shkruan Metro.co.uk.

Ai tha se kishte blerë me shumicë për t’i pirë ato gjatë dimrit.

Bojkin, nga Rugby, bleu cigare në Sllovaki, nga është me origjinë dhe ku paketat janë shumë më të lira.

“Unë kurrë nuk kam shitur cigare të cilat i kam sjell”, tha ai. “Cigaret do të na kishin zgjatur katër muaj ose më pak”. Por ai i tha policisë më parë se ai dhe gruaja e tij pinin vetëm dy pako në ditë. Ai u kap gjithashtu duke dërguar cigare në Mbretërinë e Bashkuar më parë, megjithëse nuk u akuzua në ato raste.

Në Dover në vitin 2017 u kapën rreth 42,000 cigare, dhe në prill të vitit pasardhës u sekuestruan 21,000 cigare, së bashku me makinën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat