Papa Françesku, ia kushton rikthimin e tij në jetë një infermiereje. Kështu, është shprehur në një intervistë duke treguar se infermierja e ka shpëtuar, ngjarje kjo që sipas tij ka ndodhur për herë të dytë.
“Një infermiere më shpëtoi jetën. Ishte një person me shumë eksperiencë. Kjo është hera e dytë që një infermier më shpëton jetën. Hera e parë ishte në vitin 1957”, u shpreh Papa gjatë një interviste për një radio spanjolle.
Herës së parë, Papa i referohej një infermiere italiane që kundërshtoi mjekët dhe ndryshoi mjekimin për të ndërsa mjekohej për pneumoni.
Papa u operua së fundmi në zorrën e tash më 4 korrik, në poliklinikën “Gemeli”, ku qëndroi në regjim shtrati për 10 ditë.