Komuniteti shkencor ka dhënë alarmin për ndryshimet klimaterike dhe efektet e tyre në Tokë.
Vala e të nxehtit që goditi shumë vende të botës këtë verë, shqetësoi ekspertët, ndërsa u regjistruan temperatura rekord.
Sidoqoftë, sipas meteorologut Theodore Kolydas, shtrirja e akullit të Antarktikut në det është pranë rekordit më të lartë, megjithëse toka kaloi këtë vit muajt më të nxehtë.
“Vëllimi i akullit në Detin Arktik është rritur me 20% në krahasim me vitin e kaluar dhe është pak nën mesataren 2004-2013. Shtrirja e akullit të Antarktikut në det është pranë rekordit më të lartë, edhe pse toka kaloi muajin më të nxehtë,” shkroi meteorologu në një postim në Twitter.