Me largimin e trupave amerikane gjatë të dielës mbrëma nga Kabuli – përkatësisht Afganistani, janë publikuar edhe pamjet e këtij momenti.
Ata kryen operacionin e evakuimit të punonjësve të ambasadës amerikane në krye me ambasadorin, dhe gjithçka ndodhi 24 orë para skadimit të afatit të paraparë.
Madje është bërë e ditur se kush ishte ushtari i fundit që u largua nga Afganistani. Bëhet fjalë për gjeneral-major Christopher Donahue.
Footage shows the moment some of the last American troops boarded a military aircraft on Monday to leave Afghanistan.
— CBS News (@CBSNews) September 1, 2021
Troops boarded a C-17 Globemaster III at Hamid Karzai International Airport as one of the “final noncombatant evacuation operation missions out of Afghanistan.” pic.twitter.com/obu8Ytp3Tb
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin ushtarët duke u futur në aeroplanët transportues C-17, duke braktisur këtë shtet në Azinë Qendrore.
Ishte terr dhe vetëm dritat fluroshente në çantat e ushtarëve bënin dritë, derisa në radhë po prisnin që të futen nëpër fluturake. Një heshtje totale mbizotëronte.
Ushtarët panë dritën vetëm kur zbritën në një bazë ajrore – që sigurisht se mund të ketë qenë në Katar, ku ushtarët i prisnin autobusët që t’i dërgojnë deri në objektet ku do ta kalonin natën.
Kujtojmë që mbi 5.000 ushtarë amerikanë kishin shkuar në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, me qëllim që ta kontrollonin evakuimin që kishte filluar dy javë më parë.
Ata u larguan nga ky vend shtetas amerikanë por edhe afganët, që kishin bashkëpunuar me forcat perëndimore dhe që kërcënoheshin nga talebanët që i konsideronin si “tradhtarë”.
????? La salida de Estados Unidos de Afganistán pic.twitter.com/nnxIYhVQQM
— 6w (@6w_es) September 1, 2021
Megjithatë ky evakuim nuk përfundoi pa viktima, pasi në sulme terroriste nga ISIS në Afganistan humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe 15 tjerë u plagosën.