Një djalë nëntëvjeçar ka vdekur nga zjarri i shkaktuar nga një skuter elektrik që ishte lënë për t’u karikuar gjatë natës.
Djali i identifikuar si Remi Miguel Gomez Hernandez, vdiq në vendngjarje dhe disa persona të tjerë u lënduan në ndërtesën trekatëshe të Queens në New York, të mërkurën.
Sipas një deklarate të zjarrfikësve, zjarri filloi rreth orës 2 të mëngjesit.
Ata punuan “heroikisht” për të larguar 14 persona nga ndërtesa. “Fatkeqësisht një nga njerëzit që ata hoqën ishte një djalë 9-vjeçar i cili vdiq në atë zjarr”, tha njëri nga zjarrfikësit.