Policia e Zelandës së Re ka qëlluar për vdekje një burrë që dyshohet se sulmoi dhe plagosi disa klientë në një qendër tregtare në Auckland.
“Policia mund të konfirmojë që një burrë hyri në një supermarket në periferi New Lin (Auckland) dhe plagosi disa njerëz,” tha policia në një njoftim për shtyp.
Policia “gjeti dhe qëlloi burrin” , i cili vdiq në vend, shtohet në njoftimin për shtyp.
Sipas mediave të Zelandës së Re, katër persona u dërguan në një spital në Auckland në gjendje kritike, pasi njëri pësoi plagë me thikë dhe dy të tjerët nga plumbat. Kryeministrja Jacinda Arden u informua për incidentin.