Tragjike: Nusja e sapomartuar vdes në muajin e mjaltit

Bota

Tragjike: Nusja e sapomartuar vdes në muajin e mjaltit

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:32
Fawziyah Javed

Ajo çfarë supozohet të jetë një periudhë e lumtur për një çift të ri, u shndërrua në një tragjedi.

Një grua e re e sapomartuar u rrëzua nga një shkëmb gjatë muajit të mjaltit.

31-vjeçarja Fawziyah Javed, udhëtoi për në Edinburg pak ditë pas dasmës për të kaluar muajin e mjaltit dhe vdiq tragjikisht pasi ra nga një shkëmb, i njohur si “Vatra e Arturit”. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të mjekëve, e reja nuk mundi të mbijetonte.

Image

Ngjarja po hetohet si e dyshimtë nga autoritetet, të cilat kanë arrestuar një 27-vjeçar që mendohet të ketë lidhje me rënien fatale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat