Kuba të hënën u bë vendi i parë në botë që vaksinoi fëmijët nga mosha dy vjeç kundër Covid-19, raporton France24.
Ishulli komunist me 11.2 milion njerëz synon të vaksinojë të gjithë fëmijët e tij para se të rihapë shkollat që janë mbyllur në pjesën më të madhe që nga marsi i vitit 2020.
Viti i ri shkollor filloi të hënën, por nga shtëpia përmes programeve televizive, pasi shumica e shtëpive kubane nuk kanë qasje në internet.
Pasi përfundoi provat klinike mbi të miturit me vaksinat e saj Abdala dhe Soberana, Kuba nisi fushatën e saj të vaksinimit për fëmijët të premten, duke filluar me ata 12 vjeç e lart.