Trevjeçari Anthony “AJ” Elfalak tanimë është me familjen e tij, ku po rikuperohet pasi u zhduk në shkurret australiane për katër ditë.
Bëhet fjalë për djalin trevjeçar i cili ishte zhdukur në shkurret australiane katër ditë më parë dhe për fat të mirë thuhet se është gjetur në gjendje të mirë.
Sipas mediave të huaja, Anthony “AJ” Elfalak u vu re nga helikopterët e policisë të hënën, duke pirë ujë nga një përrua në pronën e familjes së tij në zonën rurale të Uellsit të Ri Jugor.
Djali i vogël, i cili ka autizëm dhe nuk flet, ishte parë për herë të fundit në shtëpi të premten dhe familja e tij kishte frikë se ai ishte rrëmbyer.
Por shpëtimtarët gjetën AJ në një breg lumi rreth 500 metra nga shtëpia e tij në pronën e madhe në Putty, në veri të shtetit.
Ndërkohë janë publikuar pamjet ku ai shihet duke ritakuar nënën e tij, pas katër ditësh.