Në një protestë, Talibanët arrestuan dhe dhunuan disa gazetarë

Bota

Në një protestë, Talibanët arrestuan dhe dhunuan disa gazetarë

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Talibanët hapën zjarr sot për të shpërndarë protestat anti-pakistaneze në Kabul dhe për të arrestuar disa gazetarë afganë, njoftoi televizioni afgan TOLO.

Protesta filloi para ambasadës pakistaneze në Kabul kundër, siç thonë protestuesit, ndërhyrjes së Pakistanit në Afganistan, dhe veçanërisht kundër mbështetjes së pretenduar të Islambad për ofensivën e fundit talebane që depërtoi në provincën Panshir dhe më pas e pushtoi atë.

Sipas një raporti të Tolo TV, një nga gazetarët e arrestuar është kameramani i tyre Vahid Ahmadi.

Një gazetar afgan, i cili ishte në mesin e të arrestuarve dhe i cili u lirua më vonë i tha AP se ishte ndëshkuar nga talebanët.

“Më bënë të fërkoj hundën në tokë dhe të kërkoj falje për ndjekjen e protestës. "Gazetaria në Afganistan po bëhet gjithnjë e më e vështirë," tha gazetari.

Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, ka pasur raporte të talibanëve që rrahin dhe kërcënojnë gazetarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat