Një burrë Vietnamez është dënuar me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të Covid-19 dhe përhapjen e virusit.
Një gjykatë e shpalli Le Van Tri fajtor për "transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme" te tetë persona, njëri prej të cilëve përfundimisht vdiq.
.Infeksionet janë rritur që nga qershori, me një shpërthim të nxitur nga varianti më ngjitës Delta.
Vendi ka parë më shumë se 530,000 raste me më shumë se 13,300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit.
Shumë nga ato raste janë gjetur në qytetin Ho Chi Minh.
Në fillim të korrikut, Tri, 28 vjeç, thuhet se kishte udhëtuar me motor nga qyteti Ho Chi Minh në provincën e tij të lindjes Ca Mau në jug të vendit.
Në Ca Mau, Tri u zbulua se kishte gënjyer në një formular shëndetësore i cili pyeste për historinë e tij të fundit të udhëtimit, dhe gjithashtu nuk kishte respektuar rregullat e izolimit.
Autoritetet lokale në atë kohë e kishin bërë të detyrueshme që kushdo që udhëtonte nga provincat e tjera në Ca Mau duhej të izolohej menjëherë për 21 ditë.
Tri më vonë u testua pozitiv për Covid, dhe u zbulua se e kishte transmetuar virusin tek anëtarët e familjes së tij, si dhe personelin në një qendër të mirëqenies të cilën ai e vizitoi.
Tri u dënua me burg në fund të një gjyqi një ditor, dhe gjithashtu u gjobit me një ekuivalent prej 880 dollarë (630 £)