Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7 shkallë të Rihterit ka goditur sot Meksikën, përkatësisht 17 kilometra në verilindje të Akapulkos.
Fuqia e tërmetit fillimisht ishte raportuar se ishte 7.4 shkallë, por USGS ka njoftuar se bëhet fjalë për një tërmet me thellësi prej 12.5 kilometra nën sipërfaqen e tokës, ku efektet më pas janë ndier mbi sipërfaqe.
E lëkundjet i kanë ndjerë edhe shumë qytetarë që në ato moment ishin në teleferik në kryeqytetin meksikan. Ata i kaluan më shumë se një orë të bllokuar brenda dy kabinave të mëdha.
“Ka qenë një përvojë e tmerrshme. Asgjë nuk na tregonin. Dëgjuam paralajmërimin për tërmet, por në ato momente filloi gjithçka të dridhet dhe kabina ku ishin u ndal dhe nuk lëvizte fare”, ka thënë Gabrila Cruz.
#NOW | This is how they lived the earthquake in Mexico from a cable car. #Sismo #earthquake #Mexico #teleferico #cablecar #acapulco pic.twitter.com/5L5ouqibhN
— global_news01 ? (@global_news01) September 8, 2021
E për shkak të masave epidemiologjike, në këto kabina lejohen vetëm nga gjashtë persona – megjithatë duket se ky kufizim nuk ishte respektuar.
Sipas mbrojtjes civile, tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu që bllokoi rrugët. Sipas kryetares së Akapulkos, Claudia Shinebaum, deri më tani nuk dihet vlera e saktë e dëmeve materiale.