Një tërmet ka goditur zonën e Zenicës dhe është ndjerë edhe në qytete të tjera të Bosnjës dhe Herzegovinës.
Tërmeti me magnitudë 4.2 u regjistrua nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Qendra e tërmetit ishte në Zenicë, ndërsa qytetarët e Banja Lukës, Tuzlës dhe Sarajevës ndjenë një intensitet më të ulët.
Aktualisht, ende nuk ka informacion për dëme apo për persona që mund të jenë lënduar.
Një komentues deklaroi se u duk sikur po lëkundeshin muret. Një tjetër tha se në Zenicë u ndje lëkundje e shkurtër e ishte fat se ishte e tillë.