Misteri i shpërthimit në Tennessee që “dridhi edhe tokën”, nuk raportohet për dëme apo tërmet

Bota

Misteri i shpërthimit në Tennessee që “dridhi edhe tokën”, nuk raportohet për dëme apo tërmet

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 06:57
Foto

Një shpërthim misterioz është dëgjuar në Tennessee, ku shumë banorë kanë raportuar se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe si rezultat i kësaj është “dridhur toka”.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur të shtunën rreth orës 21:50 një shpërthim i fuqishëm dëgjohet nga distanca, dhe fillojnë të lëvizin dritat në shtyllat elektrike të qytetit.

Në videon e siguruar nga WKRN, shihet se si ngritet në ajër pluhuri nga presioni i madh i shpërthimit të fuqishëm.

Shumë banorë në Clarksville i telefonuan policisë duke raportuar se ka ndodhur një shpërthim – duke mos e ditur saktë për çfarë bëhej fjalë.

Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur raportim për të lënduar apo shkatërrim të ndonjë prone, e instituti amerikan i gjeologjisë ka njoftuar se nuk ka regjistruar ndonjë tërmet në këtë rajon. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat