E godiste me thikë pandërprerë në mes të ditës në Brooklyn, policia vihet në kërkim të sulmuesit

Bota

E godiste me thikë pandërprerë në mes të ditës në Brooklyn, policia vihet në kërkim të sulmuesit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:23
Foto

Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e therur vazhdimisht me thikë një grua në parkun e Brooklynit në mes të ditës, ka njoftuar policia e Neë Yorkut.

Policia publikoi pamjet ku viktima 36-vjeqe rreth orës 13:20 para një ndërtese në Underchill Avenue, vetëm dy blloqe larg parkut gjigant.

Sulmuesi kishte nxjerr një lloj thike që ngjasonte me sëpatë me të cilën e godet pandërprerë viktimën. Në anën tjetër policia është vënë në kërkim të sulmuesit.

Motivet e këtij sulmi mbeten akoma të paqarta, kurse hetuesit po tentojnë të mësojnë nëse sulmuesi e njihte më herët viktimën apo thjesht ishte cak i momentit.

Viktima është dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të shumta, megjithatë pas intervenimit kirurgjik gjendja shëndetësore iu përmirësua. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat