Një avion me 16 persona në bord është rrëzuar pasditen e së dielës në lindje të Siberisë.
Mediat ruse raportojnë se avioni ishte nisur nga Irkutsk.
Ai u rrëzua rreth 4 kilometra larg pistës.
Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se për fat të mirë të gjithë pasagjerët janë gjallë, vetëm njëri ndodhet në gjendje të rëndë.