Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka bërë me dije se do të ndalojë hyrjen e anijeve bërthamore në ujërat e saj territoriale, pasi së fundmi Australia një aleate e ngushtë ka vendosur të zhvillojë këtë flotë.
“Pozicioni i Zelandës së Re në lidhje me ndalimin e anijeve bërthamore në ujërat e tij mbetet i pandryshuar,” ka thënë ajo.
Ndërkohë nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia njoftuan për krijimin e një partneriteti të ri të sigurisë në rajonin Indo-Paqësor që do të përfshijë ndihmë për Australinë në blerjen e nëndetëseve zjarrfikëse.