Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votuan njëzëri të premten për të rinovuar mandatin e misionit politik në Afganistan. Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA) do të vazhdojë edhe për 6 muaj të tjerë.
Mandati i misionit mes çështjeve të tjera do të merret me ndihma humanitare e zhvillim, dhe nuk do të përfshijë ruajtjen e paqes. Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes (DPPA) postoi në Twitter një kopje të rezolutës.
Dokumenti theksoi rëndësinë e krijimit të një qeverie përfshirëse dhe përfaqësuese dhe u zotua të mbështesë pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, shkruan DeutscheWelle.
Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, këshilli 15-anëtarësh i ka kërkuar që të japë “rekomandime strategjike dhe operacionale për mandatin e UNAMA-s, në dritën e zhvillimeve të fundit politike, të sigurisë dhe shoqërisë”.
Këto rekomandime duhet të përfundojnë deri më 31 janar 2022.