Argjentinasja gjatë grindjes e goditi me telefon partnerin, i cili humbi jetën në spital

Bota

Argjentinasja gjatë grindjes e goditi me telefon partnerin, i cili humbi jetën në spital

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:13
Foto

Një vajzë gjatë grindjes që pati me partnerin, e goditi me telefon mobil ku si pasojë i riu humbi jetën.

Roxana Adelina Lopez, 22-vjeçe, rastësisht mbyti të dashurin Louis Dari Guantaja në Kafajat të Argjentinës.

Dyshja ishin grindur dhe Lopez e kishte gjuajtur Guantajarin me telefon mobil, duke tentuar që të mbrohet nga grushtet e tij.

Telefoni e goditi atë në fytyrë dhe Guantajari ndërroi jetë në spital tetë ditë më vonë.

Ngjarja ka ndodhur në prill, por opinioni për këtë rast mësoi sot kur u zbulua se po vazhdojnë hetimet për vrasje.

Lopez akoma nuk është dënuar për krimin. E ëma e Louis ka kërkuar nga policia të reagojë dhe fillojë hetimet kundër të dashurës së tij.

Nuk dihet se çfarë i kishte prirë grindjes, ku Guantajari e goditi disa herë në fytyrë Lopezin, e cila më pas reagoi në vetëmbrojtje duke e goditur me telefon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat