Zelanda e Re ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja Covid-19, më i larti që nga prilli 2020.
”Vendi ka 94 raste të reja me Covid-19”, theksoi kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi.
Niveli më i lartë i mëparshëm ishte 89 në shpërthimin e parë në prill 2020.
“Unë e di që ngritjet e rasteve janë shqetësuese për njerëzit. Por, është e rëndësishme të mbani mend se ne nuk jemi të pafuqishëm, ne kemi aftësinë për t’i mbajtur rastet sa më ulët që të jetë e mundur”, theksoi Ardern.
Rreth 85% e popullsisë së vendit ka marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 67% e banorëve të Zelandës së Re janë plotësisht të vaksinuar.
Me një popullsi prej pesë milionë banorësh, Zelanda e Re ka raportuar rreth 4 700 raste të Covid-19 dhe 28 viktima që nga fillimi i pandemisë.