Shpërthim i ri në Afganistan, dy persona u vranë

Bota

Shpërthim i ri në Afganistan, dy persona u vranë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:55
Foto

Të paktën dy civilë u vranë sot, duke përfshirë një fëmijë, ndërsa katër persona u plagosën nga shpërthimi i bombave në një rrugë në Afganistanin lindor.

Dy bomba shpërthyen ndërsa një automjet taleban kalonte, duke vrarë një fëmijë, tha shefi i policisë së qarkut Ismatullah Mubariz, duke shtuar se asnjë luftëtar talebanë nuk u plagos, raportoi AP.

Një zyrtar i policisë lokale tha se trupat e dy të vdekurve dhe katër të plagosurve u dërguan në spital pas sulmit.

Theksojmë se deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Por Shteti Islamik ekstremist vepron në provincën lindore të Nangaharit, nga ku shpesh sulmon talebanët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat