Gjermania do t'i jep 700 milionë euro ndihmë Afrikës së Jugut për heqjen graduale të përdorimit të qymyrit, njoftoi delegacioni gjerman sot në konferencën e klimës COP26 në Glasgou.
Qëllimi është të mobilizohen gjithsej 8.5 miliardë dollarë së bashku me Bankën Botërore dhe investitorët privatë për të promovuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë (RES) në vend.
Kështu tha Maria Flaksbart, sekretare e shtetit në Parlamentin gjerman për ndihmën zhvillimore, raporton Reuters.
Fondet do të përdoren gjithashtu për të zgjeruar dhe modernizuar rrjetin elektrik dhe për të ndihmuar minatorët të përballen më lehtë me pasojat ekonomike të heqjes së prodhimit të qymyrit.