Rrëzohet aeroplani pranë Irkutsk të Siberisë, brenda tij thuhet se ishin shtatë persona

Bota

Rrëzohet aeroplani pranë Irkutsk të Siberisë, brenda tij thuhet se ishin shtatë persona

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Shtatë persona ishin në bordin e aeroplanit të mallrave An-12 që u rrëzua në Rajonin Irkutsk në Siberinë Lindore.

Kështu ka thënë të mërkurën zyra e shtypit e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja.

“Sipas të dhënave të specifikuara, në aeroplan ishin shtatë persona”, tha zyra e shtypit.

Këta njerëz janë anëtarët e ekuipazhit të avionit, shtoi burimi i TASS. Sipas të dhënave paraprake, të gjithë kanë humbur jetën në aksident.

Siç njoftoi më herët të mërkurën Ministria e Emergjencave të Rusisë, në orën 14:45 me orën e Moskës, një aeroplan mallrash An-12 u zhduk nga radarët ndërsa po afrohej për ulje 7 km nga Irkutsk në zonën e vendbanimit Pivovarikha.

Avioni u përfshi nga zjarri kur u përplas në tokë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat