Infektimet me COVID-19 janë duke shënuar rritje në të gjithë botën veçanërisht pas shfaqjes së varianteve të reja të këtij virusi.
Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 250 milionë e 524 mijë e 158 persona, kanë vdekur 5 milionë e 63 mijë e 645 persona dhe janë shëruar 226 milionë e 777 mijë e 527 pacientë.
Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 47 milionë e 314 mijë e 139 të infektuar, 775 mijë e 104 pacientë të vdekur dhe 37 milionë e 311 mijë e 667 të shëruar.
Vendin e dytë e zë India me 34 milionë e 356 mijë e 635 të prekur, 460 mijë e 804 viktima dhe 33 milionë e 742 mijë e 597 persona të shëruar.
Brazili zë vendin e tretë me 21 milionë e 874 mijë e 324 të infektuar, 609 mijë e 417 të vdekur dhe 21 milionë e 62 mijë e 218 të shëruar.