Një vrasës i heshtur po përhapet tek koalat e Australisë, duke paraqitur një kërcënim që ekspertët e jetës së egër thonë se mund t’i zhdukë koalat.
Fajtori është klamidia, një virus seksualisht i transmetueshëm që infekton më shumë se 100 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit dhe mund të shkaktojë infertilitet.
Për koalat, klamidia e pakontrolluar mund të shkaktojë verbëri dhe kiste të dhimbshme në traktin riprodhues të një kafshe që mund të çojë edhe në vdekje, shkruan CNN.
Më keq akoma, antibiotikët e përdorur për të trajtuar sëmundjen mund të shkatërrojnë florën delikate të zorrëve që koalat kanë nevojë për të konsumuar dietën e tyre bazë me gjethe eukalipti, duke çuar disa të vdesin nga uria edhe pasi të jenë shëruar.
Kjo sëmundje gjithashtu mund të përhapet shpejt ,mirëpo ekspertët thonë që në vdekjen e koalave po ndikon edhe ndryshimi i klimës.
Shkencëtarët tani po testojnë vaksina kundër klamidias për të mbrojtur kafshët.