Irani akuzon SHBA-në: Dërgoi dronë në hapësirën tonë ajrore

Bota

Irani akuzon SHBA-në: Dërgoi dronë në hapësirën tonë ajrore

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Vijon të përkeqësohen më tej marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA, pasi Teherani zyrtar deklaroi se pikasi dy dronë amerikanë që kishin shkelur hapësirën ajrore gjatë stërvitjeve ushtarake që u mbajtën gjatë kësaj jave.

Kështu raportojnë mediet iraniante.

Sipas tyre, avionët amerikanë pa pilotë hynë në hapësirën ajrore dhe ndryshuan kurs vetëm pasi u paralajmëruan nga mbrojtja ajrore iraniane, raporton A2.

Në këtë incident që ndodhi në Gjirin e Hormuzit raportohet të jenë përfshirë dy dronë “MQ-9 Reaper” dhe një “RQ4+ Global Hawk”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat