Një tërmet me fuqi 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot juglindjen e arkipelagut japonez Ryukyu.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.
Rreth 312 kilometra në jug të Nahas, në ishullin Okinawa, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, raporton Reuters.
Nuk raportohet për viktima në njerëz ose dëme materiale.