Danimarka dhe Kosta Rika me aleancë për heqjen graduale të naftës dhe gazit nga përdorimi

Bota

Danimarka dhe Kosta Rika me aleancë për heqjen graduale të naftës dhe gazit nga përdorimi

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 00:03
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Një aleancë “e para e llojit të saj” e udhëhequr nga Kosta Rika dhe Danimarka, është zotuar të heqë gradualisht prodhimin e naftës dhe gazit.

Çdo anëtar do të angazhohet për t’i dhënë fund raundeve të reja të licencimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit.

Ata gjithashtu duhet të caktojnë një datë përfundimi për prodhimin dhe eksplorimin e naftës dhe gazit që është në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, shkruan Euronews.

Kjo vendos shiritin për hyrjen në aleancë të lartë dhe ekspertët thonë se kjo tregon se këta anëtarë e kanë kuptuar se heqja graduale e karburanteve fosile është një pjesë urgjente e trajtimit të emergjencës klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat