Moti i keq ka goditur Italinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.
Një i moshuar raportohet të ketë humbur jetën në ishullin e Sardenjës. 80-vjeçari mbeti i bllokuar në automjetin e tij në një rrugë të përmbytur, teksa u përpoq të dilte nga makina u rrëmbye nga vërshimi i ujërave. Për shkak të reshjeve intensive, autoritetet vendosën që të gjitha shkollat të qëndrojnë të mbyllura.
Në Italinë veriore, jashtë Bolonjës transporti hekurudhore u pezullua përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Rrugët u kthyen në lumenj, teksa automjetet u mbuluan pothuajse totalisht nga uji. Bodrumet, katet e para të shtëpive edhe dyqaneve u përmbyten.
Edhe në Kroaci shiu i dendur përmbyti rrugët dhe sheshet, duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Sipas autoriteteve, moti do të vijojë të jetë me reshje intensive.