Ilaçi i ri kundër Covid-19

Bota

Ilaçi i ri kundër Covid-19

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Administrata e Presidentit Biden po shqyrton mundësinë e blerjes së një ilaçi të ri kundër koronavirusit që po zhvillohet nga firma Pfizer. Bëhet fjalë për ilaçin e quajtur Pakslovid, që është ende në faza eksperimentale, por që testet e deritanishme e tregojnë mjaft shpresëdhënës.

Provat treguan se Pakslovid reduktoi me 90% rastet e vdekjeve dhe nevojën e shtrimeve në spitale për të infektuarit me simptoma të lehta deri të moderuara.

Firma Pfizer aplikoi të martën për leje përdorimi urgjente, pranë autoritetit të ilaçve, FDA.

Administrata Biden ka në plan të shpenzojë 5 miliardë Dollarë për blerjen e dozave të mjaftueshme për trajtimin e 10 milionë rasteve. Më herët Pfizer nënshkroi një marrëveshje me OBSH-në për të lejuar prodhimin e ilaçit në 95 vende të botës, ku jeton 53% e popullsisë globale.

Po ashtu, administrata amerikane parashikon të blejë të paktën 3.1 milionë doza edhe nga ilaçi anti-COVID i firmës Merk, i miratuar edhe në Britaninë e Madhe dhe që pritet të shpërndahet në mbi 100 vende të botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat